Probleme të reja për Barcelonën, UEFA nisi një hetim kundër klubit katalan

Probleme të reja për Barcelonën, UEFA nisi një hetim kundër klubit katalan

16:16, 23/03/2023

Organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) njoftoi sot zyrtarisht se ka nisur një hetim kundër Barcelonës për shkak të “rastit Negreira”.

Ata në deklaratën e tyre të shkurtër kanë sqaruar se hetimi do të zhvillohet për shkak të shkeljes së mundshme të kornizës ligjore dhe se në këtë drejtim do të angazhojnë hetuesit e tyre për të parë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Në përputhje me nenin 31, paragrafi 4 i Rregullores Disiplinore të UEFA-s, sot janë emëruar Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, të cilët do të hetojnë një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s, në lidhje me të ashtuquajturin “rasti Negreira”.

Prokuroria e Spanjës akuzoi Barcelonën për korrupsion pasi klubi katalanas i ka paguar zv.presidentit të komitetit spanjoll të arbitrave për vite me radhë, dmth ata akuzohen se i kanë paguar 8.4 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018 Jose Maria Enriquez Negreira.

Akuzat që janë ngritur i referohen dy presidentëve të Barcelonës - Sandro Rosell (2010-2014) dhe Josep Bartomeu (2014-2020).

Prokurorët ngritën tre akuza kundër Barcelonës - korrupsion në sport, keqadministrim dhe falsifikim dokumentesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco