Nuk po bëhet i gjallë”, trajneri i Besiktasit denoncon zhdukjen e Dele Alli

Nuk po bëhet i gjallë”, trajneri i Besiktasit denoncon zhdukjen e Dele Alli

19:58, 22/03/2023

 

Vite më parë ishte një nga talentet më interesantë të futbollit anglez kur luante me Tottenhamin. Por, karriera e Dele Alli vazhdon të shkojë në rënie. 26-vjeçari u huazua gjatë merkatos së verës nga Evertoni te Besiktasi.

Në Turqi ka zhvilluar 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë, duke realizuar tre gola në total. Së fundmi është zhdukur. Drejtuesit e klubit nga Stambolli i dhanë leje. Por Dele Alli akoma nuk është rikthyer në stërvitje.

Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes denoncoi “humbjen” e mesfushorit anglez. “I dhamë leje për të pushuar disa ditë, por ai nuk është bërë më i gjallë. Po bie shi në Angli, ky ndoshta është shkaku pse nuk është rikthyer…

Ne po përpiqemi të zbulojmë se ku ndodhet. Ai nuk po u përgjigjet telefonatave tona”, u shpreh i shqetësuar trajneri i njohur turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco