Rusia po punon për rikthimin në FIFA dhe UEFA

Rusia po punon për rikthimin në FIFA dhe UEFA

11:26, 22/03/2023

Për shkak të luftës së nisur në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar, FIFA dhe UEFA morën vendimin ekstrem për të përjashtuar përfaqësuesen e Rusisë, por edhe ekipet e tyre.

Së fundmi, Denis Rogachev, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës Ruse të Futbollit, foli për një rikthim të mundshëm të ekipeve ruse në garat e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Jemi në bisedime dhe tani nuk mund të shtoj asgjë të re nga ajo çfarë është mësuar. Është krijuar një grup pune, ka një proces negociatash për rikthimin gradual të futbollit rus, kryesisht me UEFA dhe më pas në FIFA. Nuk mund të flas për asnjë detaj, por mendoj se rikthimi i të drejtave tona është prioritet për të ruajtur pozicionin tonë në futbollin europian. Megjithatë, ne po shqyrtojmë të gjitha skenarët”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco