Reali publikon listën për “El Clasico”, Ancelotti ka vetëm një mungesë

Reali publikon listën për “El Clasico”, Ancelotti ka vetëm një mungesë

08:44, 19/03/2023

Real Madridi ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Barcelonës, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

‘El Clasico’ do të zhvillohet në ‘Camp Nou’ të dielën, nga ora 21:00.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumë për sa i përket titullit të kampionit.

Barcelona kryeson tabelën me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

Lajm i mirë për Real Madridin është se Karim Benzema do të jetë i gatshëm për këtë përballje.

Sulmuesi francez është i përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Carlo Ancelotti për këtë sfidë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco