Formula 1/ Verstapen shkatërron makinën në provat zyrtare në Arabinë Saudite, përfundon i 15-ti

Formula 1/ Verstapen shkatërron makinën në provat zyrtare në Arabinë Saudite, përfundon i 15-ti

21:43, 18/03/2023

Çmimi i Madh i Arabisë Saudite ka treguar që në provat zyrtare se mund të ndodhë gjithçka dhe se dominimi i Red Bull ndoshta nuk është edhe aq i ndjeshëm sa mendohej.

Ndonëse përsëri kjo makinë siguroi pole position me Serxhio Perez, pa Maks Verstapen të përfundonte kualifikueset në vendin e 15-të.

Për Serxhio Perez, në pistën e Xhedah ishte pole-position i dytë në karrierën e tij, pas asaj të vitit të kaluar në të njëjtën pistë.

Pas tij u rëndit Charles Leclerc me Ferrarin, por për shkak të një penaliteti, pasi kishte bërë ndryshme në makinë, do të nisë garën nga vendi i 12-të.

Kështu, në vijën e parë do të kalojë Fernando Alonso me Aston Martin, i cili u tregua më i shpejtë se Mercedes i Xhorxh Rasëll dhe Ferrari tjetër i Karlos Sainz, të cilët pozicionohen në vijën e dytë.

Luis Hemilton është përsëri larg kreut, teksa do të niset nga vendi i 7 në këtë garë, ndërsa edhe Piastri ka dhënë sinjalet e para me MekLaren, pasi siguroi vendin e 8 në nisje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco