'Barcelona si një luan dhe jo si mace', Ancelotti: Te Reali për të gjithë jetën

'Barcelona si një luan dhe jo si mace', Ancelotti: Te Reali për të gjithë jetën

16:49, 18/03/2023

 

El Clasico nuk ka kurrë nevojë për ndihmë nga turbulencat jashtë fushës për t’u bërë një spektakël i madh i futbollit, por me Real Madridin që gjendet nëntë pikë larg Barcelonës së vendit të parë, ky është ndoshta “treni i fundit” për “Los Blancos” për të rihapur kampionatin. Nga ana tjetër, një fitore në shtëpi do të çonte Barçën në pauzën ndërkombëtare me një epërsi thuajse të padepërtueshme prej 12 pikësh me 12 ndeshje të mbetura në La Liga.

Real Madridi ka fituar deri më tani dy tituj këtë sezon, por Carlo Ancelotti është shumë i vetëdijshëm rreth rregullit të pashkruar të skuadrës “merengues”, ku mosfitimi i kampionatit, Copa del Rey-t apo Championsit mund të sjellë dhe shkarkimin. Pavarësisht presionit, Ancelotti është shumë i qetë dhe ai beson se ka bërë mjaftueshëm për të vijuar qëndrimin në Madrid.

Është një vlerësim që i takon klubit, por unë e kam thënë dhe e përsëris, do të qëndroja këtu gjatë gjithë jetës nëse do të kisha mundësi, por kjo është e pamundur. E shijoj çdo ditë qëndrimin tim në këtë klub. Rregullat e shkruara ndryshojnë, dhe të pashkruarit ndryshojnë gjithashtu. Por, besoj se do ta fitojmë të paktën një trofe”.

Sa i takon El Clasicos, Ancelotti u shpreh se skuadra e tij duhet të ndryshojë perceptimin rreth Barcelonës, ndërsa për strategjinë e këtij takimi italiani u shpreh shumë qartë kur tha se skuadra e tij do të luajë futboll ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco