600 mln euro për dy vite, Al Hilal 'hap thesin' për Lionel Messi-n

600 mln euro për dy vite, Al Hilal 'hap thesin' për Lionel Messi-n

14:20, 18/03/2023

Në skadencë të kontratës me PSG, Lionel Messi vijon të jetë në qendër të merkatos.

Nuk ka të reja në lidhje me një rinovim të mundshëm, detaj ky që shton edhe më shumë zërat për një largim nga Parisi.

Parisien shkruan se në tavolinën e “pleshtit” janë dy opsione: MLS, ku Devid Beckham është gati t’i plotësojë çdo kërkesë ekonomike dhe e dyta është Arabia Saudite, aty ku Al Hilal po bën çdo gjë për ta bashkuar edhe një herë me Ronaldo-n në një kampionat.

Al Hilal ka gati një ofertë dy vjeçare nga ku do të përfitojë 600 milionë euro. Nëse Messi do të pranonte këtë ofertë atëherë do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë C.Ronaldo-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco