Latifi ende në ‘izolim’, Vllaznia merr vendimin e radhës për sulmuesin

Latifi ende në ‘izolim’, Vllaznia merr vendimin e radhës për sulmuesin

12:59, 18/03/2023

Sulmuesi i Vllaznisë, Liridon Latifi nuk do të riintegrohet  në skuadër, pavarësisht dëmtimit afatgjatë të Esat Malës. Gjesti i tij refuzues për të mos u futur në pjesën e dytë të transfertës së Durrësit, po i kushton shtrenjtë. 

Latifi nuk është grumbulluar në tre sfidat e fundit dhe klubi bashkë me trajnerin Mirel Josa nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Lajmin e bën të ditur tekniku kryeqytetas në prag të transfertës së Laçit nesër në orën 13:00.

"Deri tani nuk ka një vendim për këtë lojtar dhe e konfirmoj që nuk do të jetë ndaj Laçit. E vendos unë nëse ai luan apo jo, jo juve gazetarët", deklaroi Josa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco