Dy miqësoret e Shqipërisë U19, Cungu zbardh listën me 20 futbollistët e grumbulluar

Dy miqësoret e Shqipërisë U19, Cungu zbardh listën me 20 futbollistët e grumbulluar

11:12, 18/03/2023

Kombëtarja U19 do të nisë ditën e hënë përgatitjet për dy miqësoret e muajit mars kundër përfaqësueses së Maltës. Trajneri Armando Cungu zbardhi këtë të shtunë listën me emrat e 20 futbollistëve që do të grumbullohen për këto dy takime, që do të zhvillohen në Maltë.

Lista e lojtarëve kuqezinj të grumbulluar është e përbërë jo vetëm nga futbollistë që aktivizohen në kampionatin vendas. Shumica prej tyre vijnë nga jashtë Shqipërisë. Një pjesë e këtyre lojtarëve kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar U19. Në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Cungu bien në sy edhe emra që aktivizohen e luajnë në klube të mëdha europiane.

Elliot Krasniqi (Tottenham Hotspur), Ervin Bashi (Ac Milan), Elton Fikaj (Panathinaikos), Ardit Nuredini (Udinese), Adijat Seferi (Hoffenheim) e shumë të tjerë. Kombëtarja do të niset të hënën në mëngjes drejt Maltës dhe do të zhvillojë të gjitha seancat stërvitore në Maltë. Miqësorja e parë është planifikuar të zhvillohet më 23 mars në ora 11:30. Miqësorja tjetër është programuar të luhet tri ditë më vonë (11:00).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco