VIDEO/ Një tifoz në Turqi hyri në fushë dhe nokautoi lojtarin e Fiorentinës, i shkaktoi lëndime të rënda

VIDEO/ Një tifoz në Turqi hyri në fushë dhe nokautoi lojtarin e Fiorentinës, i shkaktoi lëndime të rënda

09:37, 17/03/2023

Futbollisti i Fiorentinës, Alessandro Bianco ka marrë një goditje të rëndë në kokë, pasi një tifoz i Sivasspor-it vrapoi në fushë dhe papritur e rrëzoi atë dhe i shkaktoi lëndime të rënda.

Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur kur Fiorentina shënoi golin e katërt dhe më pas disa tifozë vendas vrapuan në fushë dhe ata shfrytëzuan rastin për të shfryrë zemërimin e tyre ndaj lojtarëve mysafirë.

E kështu një tifoz, teksa kalonte pranë Alessandro Bianco-s i cili ishte futur pak më parë në fushë, e goditi me grusht në fytyrë  lojtarin  e Fiorentinës dhe siç duket edhe në fotot e publikuara pas ndeshjes, i shkaktoi dëmtime të rënda.

Menjëherë ka reaguar policia dhe siguria dhe tifozi është ndaluar dhe në fund është publikuar informacioni se lojtarit të Fiorentinës i është thyer hunda.

"Iu thye hunda. Gjithçka dukej si një festë, stadiumi ishte plot dhe më pas ky detaj shkatërroi gjithçka," tha trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano.

“Më vjen keq për incidentin në fund të lojës, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë këtu”, tha trajneri i Sivasspor, Riza Calimbay.

Nuk ka dyshim se UEFA do të tregohet rigoroze në këtë rast dhe do të ndëshkojë ashpër klubin turk, ndaj nuk do të jetë çudi që ndeshjet e radhës në Europë të luhen pa praninë e publikut.

Fiorentina fitoi ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 4-1 dhe kështu siguroi një vend në mesin e tetë më të mirëve në Ligën e Konferencave të UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco