Conference League/ Kualifikohet Fiorentina, Baseli i Xhakës ia del pas goditjes së penalltive

Conference League/ Kualifikohet Fiorentina, Baseli i Xhakës ia del pas goditjes së penalltive

21:59, 16/03/2023

Në sfidën ndaj Slovan Bratislavës, Baseli i Taulant Xhakës ia doli të kualifikohej vetëm pas goditjes së penalltive. Koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2 teksa nga goditja e penalltive, zvicerianët u shfaqën më të sigurt duke realizuar katër penallti me vendasit që gabuan dhe realizuan vetëm një. Pjesë e kësaj sfide ishte edhe Taulant Xhaka me mesfushorin shqiptar që u aktivizua për 82 minuta.

Ndërkohë, Fiorentina triumfoi në Turqi ndaj Sivasspor me shifrat 1-4. Italianët u nisën të avantazhuar në këtë sfidë pas fitores 1-0 në Artemio Franchi, megjithatë në transfertë nuk hasën në shumë vështirësi. Edhe pse në fakt e nisin keq duke pësuar të parët.

Por, më pas golat e Cabral, Milenkovic dhe një autogol bëri që italianët të mbërrijnë në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër, Lech Poznan u kualifikua po ashtu për në çerekfinale teksa mposhti me rezultatin 0-3 në transfertë suedezët e Djurgarden. Polakët kishin fituar edhe ndeshjen e parë me shifrat 2-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco