Vendosën himnin e Liverpool në 'Santiago Bernabeu', Jurgen Klopp vlerëson Realin: Ishte gjest i bukur!

Vendosën himnin e Liverpool në 'Santiago Bernabeu', Jurgen Klopp vlerëson Realin: Ishte gjest i bukur!

13:45, 16/03/2023

Jurgen Klopp përshëndeti Real Madridin për respektin e treguar ndaj Liverpool-it pas ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve kur në stadium u vu himini i “të kuqve”: You'll Never Ëalk Alone si një falënderim për kurorën e vendosur për të nderuar një ish-president klubi në Anfield muajin e kaluar.

Liverpool bëri një homazhe me lule për presidentin e nderit të Los Blancos, Amancio Amaro, i cili vdiq në moshën 83-vjeçare në të njëjtën ditë të takimit të parë më 21 shkurt.

Në shenjë vlerësimi për atë gjest, Madridi luajti himnin e famshëm të Liverpool pasi kishin siguruar kalimin e tyre në tetë më të mirët e Ligës së Kampionëve me një fitore 1-0 që i bëri ata të avancojnë 6-2 në total të mërkurën.

“Ishte një gjest vërtet i bukur”, tha Klopp. “Ne jemi dy “pesha të rënda” që takohemi mjaft shpesh me njëri-tjetrin në kompeticionet ndërkombëtare dhe është e qartë se ne e respektojmë shumë njëri-tjetrin, ishte një gjest vërtet i bukur duhet të them.

“Nuk u zemërova pas ndeshjes, isha i zhgënjyer. Do të isha i zemëruar nëse do të kishim luajtur më mirë dhe do të ishim afër dhe ata të fitonin për shkak të një penalltie që nuk do të ishte penallti apo gjëra të tilla, por në nuk ndodhi kështu. Real Madridi e meritoi kualifikimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco