Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

VIDEO/ Tifozët e Frankfurtit 'djegin' Napolin, incidente me policinë

VIDEO/ Tifozët e Frankfurtit 'djegin' Napolin, incidente me policinë

18:47, 15/03/2023

Tifozët e Frankfurtit zbarkojnë në Napoli dhe janë bërë menjëherë protagonistë.

Disa qindra policë italianë janë angazhuar që të mbajnë nën kontroll grupimin e ultrasve gjermanë.

Ata kanë zbarkuar menjëherë në rrugët e qytetit italian, ku nuk kanë munguar edhe incidentet, por gjatë gjithë lëvizjeve të tyre, shoqërohen nga forcat speciale të policisë, të cilat ndërhyjnë menjëherë për t’i shpërndarë.

 

 

E si të mos mjaftojë kjo, rreth 600 gjermanë që janë vendosur në një hotel në Napoli, nuk kanë biletë për të parë ndeshjen në stadium dhe nuk dihet ende se ku do ta ndjekin takimin.

Bashkia e qytetit po mendon të krijojë një zonë enkas për tifozët miq, në mënyrë që të shmangë daljen e tyre në klubet e qytetit dhe përplasjen me tifozerinë vendase.

Napoli do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit mbrëmjen e sotme, për një biletë në çerekfinale të Champions League, teksa ka në favor fitoren 0-2 në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco