Nuk ishte parë kurrë më parë në futboll, arbitrat japin 42 minuta shtesë në ndeshjen më të pazakontë

Nuk ishte parë kurrë më parë në futboll, arbitrat japin 42 minuta shtesë në ndeshjen më të pazakontë

09:22, 15/03/2023

Gjatë Kupës së Botës në Katar, minutat e shumta shtesë kishin shkaktuar shumë diskutime, aq sa, për një gjë, Angli-Iran kishin arritur në 27' në total midis pjesës së parë dhe të dytë. Por rekordi u arrit në Bolivi në ndeshjen mes Atletico Palmaflorit dhe Blooming: 42' pas pjesës së dytë .

Si kurrë më parë, ndeshja ka zgjatur për plot 132 minuta dhe këtu bëhet fjalë vetëm për shtesë të dhënë mbi kohën e rregullt. Takimi ka pasur ndalesa të zgjatura të lojës për shkak të ndërhyrjes për të disatën e herë të sistemit VAR, çka arbitrat kanë vendosur t’i kompensojnë pas përfundimit të kohës së rregullt.

Megjithëse në kushte të këqija atmosferike, gjyqtari nuk e ka menduar dy herë që të kompensojë çdo sekondë të humbur në këtë sfidë. Kështu në total janë luajtur edhe 42 minuta të tjera, afërsisht një pjesë e tretë për të dyja skuadrat. Në minutë ne 129 Atletico Palmaflori arriti të shënonte edhe golin e fitores, duke i çuar shifrat në 3-2. Një përballje e pazakontë, që padiskutim do të përflitet gjatë në Bolivi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco