Haaland monstruoz në Champions: Ndeshja më e mirë e karrierës sime, Guardiolës i thashë që...

Haaland monstruoz në Champions: Ndeshja më e mirë e karrierës sime, Guardiolës i thashë që...

09:02, 15/03/2023

Erling Haaland rrëmbeu skenën mbrëmjen e djeshme teksa realizoi plot 5 gola në triumfin e çmendur 7-0 që skuadra e Manchester City-t arriti në shtëpi ndaj Leipzig.

Bomberi norvegjez u zëvendësua nga trajneri Guardiola në minutën e 63-të, duke i lënë vendin Alvarezit. Pas ndeshjes Haaland tregoi se çfarë bisedoi me Pep Guardiolan në momentin e zëvendësimit.

”Nëse do ta përshkruaj këtë ndeshje me një fjalë…do të ishte ‘e pabesueshme’. Të shënosh 5 gola në ndeshje të Champions League është e pabesueshme. Ishte ndeshja më e mirë e karrierës sime. I thashë Pepit: “Mos më largo nga loja, dua të shënoj më shumë gola”, ishin fjalët e Haaland për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco