Sulmuesi argjentinas pjesë e Kombëtares italiane, e konfirmon Mancini

Sulmuesi argjentinas pjesë e Kombëtares italiane, e konfirmon Mancini

22:50, 14/03/2023

 

Pak ditë më parë u përfol se tekniku i Italisë, Roberto Mancini, do të grumbullonte në listën e futbollistëve për kualifikueset e Euro 2024 një sulmues nga Argjentina.

Tashmë është zyrtare, Mateo Retegui është pjesë e kombëtares italiane për ndeshjet kualifikuese. Këtë e konfirmoi vetë tekniku i kampionëve të europës përmes një interviste në “DAZN”.

“E kishim ndjekur prej disa kohësh Reteguin, është djalë i ri. Ka dy vite që luan në kampionatin argjentinas, ka cilësi që fatkeqësisht na mungojnë. Ne menduam se ai nuk donte të vinte, por Retegui menjëherë tha po dhe kështu e grumbulluam.” – tha Mancini.

Paraqitjet e sulmuesit 23-vjeçar në kampionatin argjentinas këtë sezon kanë qenë fantastike. Në 7 paraqitje për skuadrën e Tigres, Retegui ka arritur të shënojë 6 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco