Formacioni më i shtrenjtë i globit, dominon Bundesliga

Formacioni më i shtrenjtë i globit, dominon Bundesliga

21:11, 14/03/2023

Kostoja e lojtarëve pëson ndryshime çdo muaj dhe shumë klube në nivel mesatar fërkojnë duart kur afrohet sezoni i merkatos, e përkthyer me sigurimin e mbushjes së financave.

Gjithmonë e më tepër “aktorët” në fushën e blertë po marrin përmasa stratosferike në treg.

Më poshtë po ju prezantojmë me formacionin më të shtrenjtë sipas mediumit ekspert mbi vlerësimin e tyre, “transfermarkt”.

Bundesliga

Ajo se çfarë të bën më tepër përshtypje është impakti i futbollistëve nga Bundesliga. Shpesh pohohet me të drejtë se liga gjermane mbart nuancat e një kampionati dytësor, aty ku hegjemonia e Bajernit nuk është vënë në diskutim 10-vjeçarin e fundit.

Megjithatë, kampionati në fjalë ia ka dalë të ketë numrin më të lartë përfshirës në të(4), e ndjekur nga Premier Liga(3), La Liga (3) dhe Ligë 1 (1), e për pasojë duke prezantuar se çështja “titull” është vërtetë e nxehtë mes Bajern-Dortmund. Seria A vazhdon të vuajë mungesën e “yjeve faraonikë” në spektrin e vlerës, ndonëse Napoli dhe Interi po bëjnë mirë me lojë dhe rezultat jo vetëm brenda Italisë.

PORTA-Tibo Kurtua gëzon flamurin e gardianit në këtë kategori. Belgu mban në “etiketë” shumën e 60 milionë eurove.

MBROJTJA-Gvardiol-De Ligt përbëjnë binomin e repartit difensiv, të mbështetur nga Ruben Dias. Ndikimi i Bundesligës evidentohet me Jaskon dhe Matajs si kolona në qendër të zonës së rreptësisë.

MESFUSHA-Xhamal Musiala dhe Xhud Bellingam plotësojnë “pokerin” e flamurtarëve nga Gjermania, duke i lënë vend “magjistarit” Pedri dhe “raketës” Vinicus. Fill Foden s’kishte se si të mungonte.

SULMI-Mbape-Haland jo pa të drejtë konsiderohen si profetët e rinj të futbollit. “Transfermarkt” nuk i ka vendosur vetëm në majë të sulmit, por njëkohësisht edhe atë të çmimit. Shuma totale kap kuotën e 1.17 bilionë eurove, vështirë ta ndash mes të frikshmes dhe të jashtëzakonshme, pasi disa mund të konsiderohen me fat që i kanë në gjirin e tyre e të tjerë duhet të mendohen mirë përpara së të vendosen në veprim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco