Kaos në prag të sfidës Porto-Inter, tifozët zikaltër nuk lejohen në stadium

Kaos në prag të sfidës Porto-Inter, tifozët zikaltër nuk lejohen në stadium

19:45, 14/03/2023

 

Rreth një mijë tifozë të Interit të cilët kanë blerë bileta për të parë sfidën ndaj Portos rrezikojnë të mbeten jashtë stadiumit. Sipas mediave italiane, përpara kësaj sfide është krijuar një kaos për shkak se autoritetet portugeze nuk lejojnë që tifozët zikaltër të hyjnë në stadium.

Bëhet fjalë jo për ata tifozë që kanë blerë bileta në sektorin mik që është parashikuar për mbështetësit zikaltër, por në vendet me tifozëri neutrale. Megjithatë, direktivat e klubit portugez kanë qenë që këta tifozë të mos hyjnë në stadium.

Nga ana tjetër drejtuesit e Interit pritet të bëjnë një takim me drejtuesit e Portos për të gjetur një zgjidhje mbi këtë situatë. Një ngjarje kjo që mund të provokojë edhe trazira në stadiumin Dragao në rast se çështja nuk zgjidhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco