Cristiano Ronaldo detyrohet të ndjekë Formula 1, e ka në kontratën me Al Nassr

Cristiano Ronaldo detyrohet të ndjekë Formula 1, e ka në kontratën me Al Nassr

19:02, 14/03/2023

Garat e Formula 1 janë një spektakël i cili shpesh ndiqet edhe nga yjet më të njohur të botës së sportit e jo vetëm, të cilët kanë pasion për automobilizmin.

Disa prej tyre shihen vazhdimisht duke ndjekur garat në pistë e duke qenë edhe mes pilotëve në pistë para apo pas tyre.

Për të apasionuarit e garave me makina, kjo është një kënaqësi.

Për Cristiano Ronaldon, tani është thjesht një detyrim kontraktual.

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar se ylli portugez do të jetë i pranishëm në garën e kësaj fundjave që zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Ndoshta jo vetëm se ka qejf të ndjekë aktivitete të tilla, por sepse e detyron kontrata që ka nënshkruar me Al Nassr, e cila mbështetet fuqimisht nga shteti saudit.

Kontrata nga e cila ai do të përfitojë 500 milionë euro, parashikon që Ronaldo të jetë i pranishëm në 7 vitet e ardhshme në garën që zhvillohet në Jeddah.

Një mënyrë tjetër për të përfituar nga imazhi i portugezit, i cili është e qartë se nuk është afruar vetëm për golat e tij.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë hera e parë që Ronaldo shfaqet në pistat e Formula 1.

Më parë e ka bërë disa herë në Çmimin e Madh të Monakos, por edhe në pistën e Maranelos për të bërë foto me Leclerc dhe Sianz, kur luante me Juventusin.

Këtë radhë, menjëherë pas ndeshjes që luan me klubin e tij të shtunën në Riad, ai do të udhëtojë me avion drejt Jeddah, për të qenë i pranishëm në garën e të dielës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco