Hazard krisje me Ancelottin: Ne nuk flasim me njëri-tjetrin

Hazard krisje me Ancelottin: Ne nuk flasim me njëri-tjetrin

18:52, 14/03/2023

 

Plot 115 milionë euro të shpenzuara, për t’u përdorur vetëm 296 minuta në LaLiga këtë sezon. Kriza e Eden Hazard nuk ka fund që prej largimit nga Chelsea në vitin 2019.

Momentin jo të mirë të tij, e konfirmon dhe vetë sulmuesi belg në një intervistë për televizionin “RTBF”. Ai është shprehur se marrëdhënia e tij me Ancelottin nuk është një nga ë të mirat.

“Mes meje dhe tij ka respekt. Por nuk mund të them që unë dhe Ancelotti flasim me njëri-tjetrin. Do të kem gjithmonë respekt për të sepse kjo duhet për një njeri si ai. Për atë që përfaqëson për futbollin dhe për atë që ka bërë në karrierën e tij.” – u shpreh Hazard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco