U dëmtua në Napoli-Atalanta, Kombëtarja humbet Gjimshitin për sfidën me Poloninë

U dëmtua në Napoli-Atalanta, Kombëtarja humbet Gjimshitin për sfidën me Poloninë

18:28, 14/03/2023

Mungesë e madhe për Shqipërinë, Gjimshiti humb ndeshjen me Poloninë

Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe për Shqipërinë, në ndeshjen e kualifikueseve të Europianit ndaj Polonisë më 27 mars.

Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen e fundit të Atalantës kundër Napolit dhe ekzaminimet kanë zbuluar se do të mungojë për të paktën dy javë.

Në këtë situatë, lojtari nuk do të grumbullohet me Shqipërinë.

Një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë në debutimin e trajnerit Sylvinho, pasi Gjimshiti ka qenë titullar i padiskutueshëm në vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco