Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Tomorin dhe ngjitet në vendin e parë në renditje

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Tomorin dhe ngjitet në vendin e parë në renditje

15:02, 11/03/2023

Skënderbeu ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Tomorit në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë.

Korçarët gjetën golin që në minutën e 16’ me Temitop dhe më pas arritën ta menaxhonin mirë rezultatin.

Përpjekjet e miqve nuk munguan, por goli nuk erdhi, madje e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Shaqes.

Kështu Skënderbeu ngjitet në vendin e parë pas disfatës së Flamurtarit përballë Tërbunit, ndërsa Tomori vazhdon të qëndrojë në zonën “playoff”, në vendin e 6-të me 27 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco