Tifozët e Napolit 'marrin peng' për një foto Osimhen, shpëton me një ide brilante: Prisni, prisni…

Tifozët e Napolit 'marrin peng' për një foto Osimhen, shpëton me një ide brilante: Prisni, prisni…

12:16, 11/03/2023

Nga 1 në 10, niveli i përkushtimit për Victor Osimhen në Napoli, dhe kudo në botë që mbështesin kryesuesit e Serie A, është plotësisht jashtë çdo imagjinate. Në fund të fundit, sulmuesi 24-vjeçar nigerian po e tërheq përpara drejt titullit skuadrën e Spallettit me golat e tij.

Një titull që ka munguar prej 33 vitesh, qysh nga viti 1990 kur Diego Armando Maradona triumfoi me napoletanët. Ish-lojtari i Lille ka shënuar pothuajse një gol për çdo ndeshje në Serie A (janë 19 gola në 21 ndeshjet e luajtura deri tani), por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ai përfaqëson një lidership, që këtë sezon është pikasur në mënyrë të bujshme, brenda dhe jashtë fushës.

Lojtari që në të kaluarën protestonte kundër kujtdo, që nga kundërshtarët që e provokonin deri tek arbitrat që e paralajmëronin, është shkrirë me skuadrën, i fokusuar në një qëllim të vetëm: t’i gëzojë tifozët e Napolit. Dhe kështu, nëse në fushë Osimhen shënon rregullisht, ua jep penalltitë shokëve të skuadrës, në dhomat e zhveshjes merr fjalën për fjalime karizmatike si pas disfatës në shtëpi ndaj Lazios.

Është e pamundur të mos duash dikë si Victor, sidomos fansat e Napolit. Një dashuri e kthyer me zemër të madhe, çka djaloshi nigerian e demonstron në çdo rast të mundshëm, si muajin e kaluar në fund të ndeshjes së luajtur në “Maradona” kundër Cremonese, teksa kërkoi numrin e telefonit të një djali që kishte shfaqur një flamur me fytyrën e tij, për të qenë në gjendje ta falënderonte personalisht.

 

@fabiodiiorio0 Risposta a @gian93m  #osimhen #napoli #forzanapolisempre💙💙💙💙 #napolinelcuore #Victor #seriea ♬ suono originale - Fabio Di Iorio307

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco