Infermieria e Juventusit/ Asgjë serioze për sulmuesit, mbrojtësi disa javë jashtë

Infermieria e Juventusit/ Asgjë serioze për sulmuesit, mbrojtësi disa javë jashtë

09:55, 11/03/2023

Juventusi mund të marrë frymë lirisht pasi u raportua për dy dëmtime të lojtarëve Chiesa dhe Di Maria. Siç raporton italiania “Sportmediaset”, sulmuesit iu nënshtruan testeve mjekësore të cilat përjashtuan lëndime afatgjate.

Ata priten të jenë në dispozicion të Massimilaino Allegrit për ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Freiburg. Megjithatë, lajmet nga infermieria bardhezi nuk mbyllen vetëm me dy sulmuesit e ekipit.

Probleme në fillimin e ndeshjes së djeshme hasi dhe Alex Sandro, i cili u zëvendësua në pjesën e parë nga Bonucci. Braziliani iu nënshtrua testeve mjekësore, të cilat parashikojnë rikthimin e tij pas pushimit të ekipeve kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco