Dinamo kthen 'Xhaxhin', Faruk Sejdini bëhet përsëri pjesë e klubit kryeqytetas

Dinamo kthen 'Xhaxhin', Faruk Sejdini bëhet përsëri pjesë e klubit kryeqytetas

18:40, 10/03/2023

Klubi i Dinamos duket se ka vendosur të kthejë sytë edhe një herë nga të gjithë figurat e njohura të bluve, për të kërkuar ndihmë që ekipi të afrohet përsëri me nivelet e të kaluarës kur shkruante historinë e futbollit shqiptar. Kthimi i Dritan Mehmetit në pankinë, por e dhe ish-kapitenit Luan Pinari si asistent i tij, është pasuar sot me një tjetër emër të rëndësishëm të bluve.

Faruk Sejdini, ish-trajneri i njohur dinamovit dhe për shumë vite një nga figurat më përfaqësuese të këtij klubi, është afruar nga drejtuesit për t’u bërë pjesë e stafit teknik. Ai do të jetë një nga këshilltarët e trajnerit Dritan Mehmeti në vijimin e sezonit, për ta ndihmuar në rrugëtimin drejt Superiores, shkruan "Panorama Sport".

Dinamo është aktualisht e përfshirë në luftën për ngjitjen më lart dhe eksperienca e Sejdinit dhe njohuria e tij mbi kampionatin shqiptar, shpresohet të ndihmojë këtë skuadër që të rikthehet sa më shpejt në vendin e parë në renditjen e Kategorisë së Parë. Atë pozicion Dinamo e lëshoi para dy javësh, gjë që solli edhe largimin e trajnerit Nevil Dede.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco