Për shkak të skandalit të fundit, Guardiola paralajmëroi lojtarët: Duhet ta dini se jeni gjithmonë duke u filmuar

Për shkak të skandalit të fundit, Guardiola paralajmëroi lojtarët: Duhet ta dini se jeni gjithmonë duke u filmuar

18:05, 10/03/2023

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për herë të parë për skandalin e shkaktuar nga futbollisti i tij Kyle Walker.

Pak ditë më parë Walker u filmua teksa zhvishej para një femre nën ndikimin e alkoolit dhe duke i prekur gjoksin. Regjistrimi zgjati 90 minuta dhe në fund përfaqësuesi i Anglisë u largua me vajzën në drejtim të panjohur.

Sjellja e tyre e tmerrshme ka tronditur vizitorët e lokalit, por edhe fansat që kanë parë videon.

Ditën e sotme, trajneri i tij ka thyer heshtjen për këtë çështje, duke thënë se klubi po merret me situatën.

"Kjo është një çështje private. Ne e trajtojmë atë nga brenda. Ky nuk është vendi për të diskutuar një situatë private," tha Guardiola.

Megjithatë, ai tha se ky duhet të jetë një mësim për futbollistët e rinj.

"Lojtarët e rinj e dinë këtë, por le ta themi përsëri. Kur hap derën nga shtëpia, duhet të dish se do të filmohesh. Është pjesë e shoqërisë", tha spanjolli.

Policia mund të marrë në pyetje yllin e Cityt për sjellje të pahijshme, e cila mbart një dënim maksimal prej dy vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco