Ancelotti: E ardhmja? Çdo vit është e njëjta situatë, nuk i dëgjoj

Ancelotti: E ardhmja? Çdo vit është e njëjta situatë, nuk i dëgjoj

16:37, 10/03/2023

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, doli në një konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Espanyol, ku ndër të tjera u pyet edhe për të ardhmen e tij.

Tekniku italian nuk shqetësohet shumë rreth thashethemeve që lidhin atë me një largim të mundshëm nga Real Madrid.

Ancelotti vuri në dukje se këto thashetheme ndodhin pothuajse çdo sezon dhe sigurisht që në Madrid nuk mund të kalosh sezonin pa u kritikuar njëherë si trajner.

Gazetarët i kujtuan periudhën e mëparshme, kur u shkarkua në sezonin e tij të dytë, Ancelotti u përgjigj: “Nuk kam pse të kthehem në vitin 2015, ndodh gjithmonë që ka momente më të vështira se normalja. Kritika vjen kur gjërat shkojnë keq. Nuk kam pse të kthehem pas në kohë sepse çdo vit ndodhin thashetheme”, është shprehur tekniku italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco