Klubi spanjoll planifikon transferimin e Haaland në merkaton e verës

Klubi spanjoll planifikon transferimin e Haaland në merkaton e verës

15:28, 10/03/2023

Real Madrid po mendon të realizojë një transferim të fuqishëm këtë merkato verore, pasi ka shënjestruar sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland, si pjesë e një plani për të sjellë një brez të ri yjesh të rinj, duke përfshirë edhe Jude Bellingham.

 

Spanjollët mendojnë se janë favoritë për të firmosur me Bellingham në verë dhe tashmë po shohin edhe Haaland si i duhuri për të zëvendësuar Benzema-në.

22-vjeçari ka shënuar 27 gola në 25 ndeshje për Cityn dhe është i lumtur në Etihad. Por, pavarësisht kësaj, sipas “The Indipendent”, “Los Blancos” po mendon të tentojë nënshkrimin e tij këtë merkato verore dhe të “rrëmbente” pas vetëm një sezoni norvegjezin nga skuadra e Guardiolës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco