Shorti i çerekfinaleve të Champions League: Data, ora dhe rregullorja

Shorti i çerekfinaleve të Champions League: Data, ora dhe rregullorja

15:19, 10/03/2023

Ende një javë para përcaktimit të pjesës së fundit të eventit, me katër skuadra tashmë të kualifikuara për në çerekfinale dhe tetë duhet ende të luajnë ndeshjen e dytë për të hyrë në raundin tjetër.

Shorti i çerekfinaleve do të hidhet në Nyon javën e ardhshme.

Por me të njëjtin rast do të përcaktohet edhe rruga për në gjysmëfinale të Champions League.

Milan, Benfica, Chelsea, Bayern Munich tashmë janë të kualifikuar për në çerekfinale të Champions League. Javën e ardhshme do të zhvillohen katër ndeshjet e tjera të 1/16, Porto-Inter dhe Manchester City-Leipzig të martën më 14 mars dhe më pas Napoli-Frankfurt dhe Real Madrid-Liverpool të mërkurën më 15 mars.

Shorti do të hidhet të premten më 17 mars në orën 12:00.

Në këtë pikë të eventit, shorti nuk do të ketë pengesa. Pra, do të lejohen sfidat mes dy klubeve që i përkasin të njëjtës federatë, si dhe çdo përballje që më parë janë ndeshur në fazën e grupeve. Shorti, përveç çifteve të çerekfinalave, do të tregojë edhe çiftet e gjysmëfinaleve.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit. Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin “Olimpik Atatruk” në Stamboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco