Mungon një dokument, Juventusit mund t’i rikthehen pikët e hequra

Mungon një dokument, Juventusit mund t’i rikthehen pikët e hequra

11:34, 08/03/2023

 

Mungesa e një dokumenti mund të bëjë që vendimi për t’i hequr 15 pikë Juventusit të pezullohet. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, organi që ka ngritur akuzën për bardhezinjtë (Covisoc dhe Prokuroria federale) nuk kanë depozituar në Gjykatën Administrative “letrën sekrete” që ka çuar në penalizimin e Juventusit.

Për këtë arsye te “Zonja e Vjetër” kanë besim se pikët e hequra do të rikthehen sërish. Tashmë çështja është duke u gjykuar nga Gjykata Administrative e cila po merret fillimisht me rregullsinë e procesit të parë që është mbajtur.

Në rast se merret një vendin në favor të Juventusit, atëherë gara për zonën Champions do të shihte bardhezinjtë si një prej favoritëve kryesorë. Aktualisht Juventusi ndodhet në vendin e 7-të me 35 pikë, por në rast se vendimi anulohet, atëherë “Zonja e Vjetër” do të shkonte në kuotën  e 50 pikëve, po aq sa Interi i vendit të dytë. Diçka e tillë do të bënte që Lazio të zbriste në vendin e katërt, ndërsa Roma në të pestin, me Milanin që do ta shihte veten në vendin e gjashtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco