Inzaghi drejt largimit, kush janë tre alternativat e Interit për ta zëvendësuar

Inzaghi drejt largimit, kush janë tre alternativat e Interit për ta zëvendësuar

10:53, 08/03/2023

E ardhmja e Simone Inzaghit me Interin mbetet ende e paqartë. Fati i teknikut italian mund të kalojë nga ecuria që zikaltrit do të kenë në Champions. Mundësia që ai të largohet në fundin e sezonit nuk përjashtohet dhe Beppe Marotta me Piero Ausilion po mendojnë për zëvendësuesin.

“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar një listë me kandidatët e mundshëm që mund të ulen në stolin zikaltër në sezonin e ardhshëm. Në krye të listës zikaltër qëndron një rikthim i bujshëm i Antonio Contes i cili gjithashtu mund të mbyllë marrëveshjen e tij me Tottenhamin.

Një rikthim ndoshta edhe më i bujshëm dhe më i dashur nga tifozët zikaltër është ai i Jose Mourinhos. Heroit të tripletës me zikaltrit që aktualisht drejton Romën, por edhe tekniku portugez nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në kryeqytetin italian.

Ndërsa së fundmi në skenë ka dalë trajneri që fitoi Champions Leaguen me Chelsea, Thomas Tuchel. Ky i fundit është pa ekip që prej shkarkimit nga “Blutë e Londrës” dhe nuk e përjashton mundësinë për të nisur një eksperiencë në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco