Për të pestën herë në formacionin e javës, Daku më i miri në Slloveni

Për të pestën herë në formacionin e javës, Daku më i miri në Slloveni

11:21, 08/03/2023

Mirlind Daku është përzgjedhur lojtari më i mirë javës së 25-të në elitën e futbollit slloven.

Sulmuesi i Mura shënoi 2 gola në ndeshjen e fundit ndaj Maribor, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikët e duke shkuar në kuotën e 13 golave këtë edicion.

25-vjeçari shënoi fillimisht në të 20-ën, por ekipi i tij u ndëshkua vetëm 7 minuta më vonë.

Megjithatë, lojtari i lindur në Gjilan pak para fundit të pjesës së parë shënoi dhe golin e dytë të sfidës, me shifrat që nuk ndryshuan deri në fund.

Performanca e tij në ndeshjen ndaj Maribor ka bërë që ai të jetë mes 11-shes më të mirë të javës, e njëkohësisht lojtari me rendimentin më të lartë.

Image

Kjo është hera e dytë që sulmuesi është lojtari i javës, ndërsa rreshtohet në formacionin më të mirë për të pestën herë këtë edicion, teksa ka qenë mes 11 më të mirëve dhe në javën e dytë, të gjashtë, të dhjetë dhe të trembëdhjetë.

Daku mund të jetë një alternativë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të nisë fazën kualifikuese për kampionatin europian në datën 27 mars ndaj Polonisë në Varshavë.

Mungesa e Brojës mund të bëjë që trajneri Sylvinho t’i bëjë vend në skuadrën kuqezi duke nisur që nga kjo përballje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco