Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Hazard nuk largohet nga Real Madrid, duke qëndruar në stol fiton më shumë se 25 milionë euro në vit

Hazard nuk largohet nga Real Madrid, duke qëndruar në stol fiton më shumë se 25 milionë euro në vit

09:35, 08/03/2023

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard, nuk është duke e menduar largimin nga Real Madridi, përkundër mintuazhit të vogël që ka nën urdhërat e Carlo Ancelottit.

Sipas gazetës angleze “The Athletic”, ylli belg pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në fund të kontratës së tij, që skadon në qershor të vitit 2024.

Duket se Hazardit i intereson vetëm paraja, pasi deri në kohën e skadimit të kontratës, ai fut në xhep më shumë se 25 milionë euro.

Kjo për shkak se ai ka pagë javore deri në 450 mijë euro.

Kujtojmë që për ish-lojtarin e Chelseat ka shumë skuadra të interesuara.

Ai mund të rikthehet edhe në Premier League me Newcastle United që ka shprehur interesim për lojtarin nga Belgjika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco