Në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë, UNICEF nxjerr në ankand fanellat e përdoruara nga Inter në Champions League

Në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë, UNICEF nxjerr në ankand fanellat e përdoruara nga Inter në Champions League

17:17, 07/03/2023

Interi iu bashkua UNICEF-it për të shitur fanellat e veshura nga lojtarët e tyre në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të ardhurat e të cilave do të shkojnë në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë, vende të goditura nga tërmetet shkatërruese.

Tërmete të forta goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore muajin e kaluar, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe duke lënë miliona të pastrehë.

Eksperti italian i futbollit dhe trajneri i Adan Demirspor të Turqisë, Vincenzo Montella, foli për tmerrin që pa në Turqi dhe gjithashtu themeloi një shoqatë për mbledhjen e ndihmave për viktimat e fatkeqësisë.

Megjithatë, tani Inter dhe UNICEF kanë bashkuar forcat në një projekt të ri për të ndihmuar vendet e përmendura. Fanellat e Interit të përdorura në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Portos (1-0) do të shiten.

Ankandi do të zgjasë deri më 11 mars në eBay dhe paratë e mbledhura do të përdoren për të blerë ilaçe, strehim, ndihmën e parë dhe ushqim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco