Ancelotti i lodhur nga sjellja dhe nga qëndrimi i Hazard, belgut i jepet ultimatum

Ancelotti i lodhur nga sjellja dhe nga qëndrimi i Hazard, belgut i jepet ultimatum

12:22, 07/03/2023

Carlo Ancelotti i ka dhënë ultimatum Eden Hazardit pasi është lodhur nga sjellja e futbollistit belg.

Trajneri i Real Madridit e ka shprehur disa herë shqetësimin e tij për qëndrimin e dobët të ish-futbollistit të Chelseat në fanellën e “Los Blancos”.

Për këtë arsye, raporton mediumi “El Nacional”, trajneri italian ka arritur deri në atë pikë që ta marrë një vendim drastik për futbollistin ofensiv.

Me pak fjalë, e ardhmja e futbollistit të krahut të majtë është totalisht në duart e tij.

I transferuar në vitin 2019 në Madrid për afro 160 milionë euro, Hazard nuk ka treguar asgjë në “Santiago Bernabeu”.

Në këtë sezon ai i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka dështuar në secilin sezon deri tani.

Ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni dhe ka mundësi të rikthehet në Angli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco