Conte rrezikon shkarkimin nga Tottenham, ekziston mundësia e rikthimit në Serie A

Conte rrezikon shkarkimin nga Tottenham, ekziston mundësia e rikthimit në Serie A

10:44, 07/03/2023

 

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe rinovimi nuk është aspak i sigurt me Tottenham Hotspur. Antonio Conte tashmë po shqyrton një mundësi rikthimi për të vazhduar karrierën etij si trajner në Itali.

Sipas “Sportmediaset”, javët e fundit ka pasur disa kontakte mes Interit dhe teknikut 53-vjeçar për një rikthim të mundshëm në Milano. Megjithatë, asgjë nuk është konkrete, por nëse Inzaghi nuk bind me rezultatet në ndeshjet e ardhshme, Interi mund të mendojë seriozisht të rikthejë në stol Conten.

Stoli i teknikut italian te Spurs, mund të lëkundet rëndë nëse ata nuk kualifikohen në çerekfinalet e Champions League. Conte u largua nga Interi pas dy sezonesh, ku në sezonin e fundit i kurorëzoi zikaltrit si kampionët e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco