'Ju jeni story, ne jemi historia', Bitri dhe Skuka 'thumbojnë' Tiranën pas humbjes në derbi

'Ju jeni story, ne jemi historia', Bitri dhe Skuka 'thumbojnë' Tiranën pas humbjes në derbi

22:58, 06/03/2023

Partizani kishte dy tifozë specialë që e ndiqnin nga ekrani në duelin e sotëm ndaj Tiranës, ku të kuqtë triumfuan me rezultatin 2-0. Bëhet fjalë për ish-kapitenin Eneo Bitri dhe ish-sulmuesin Xhuliano Skuka, që në merkaton e janarit, u larguan nga “Demat” për të nisur aventurat Europiane.

Ndërkohë nuk ka munguar mbështetja e tyre dhe në rrjetet sociale. Të dy futbollistët si Bitri ashtu dhe Skuka, pas triumfit në derbi, kanë postuar nga një “Story” thumbues në rrjetet sociale:

Bitri ka nxjerrë një foto të tifozëve të Partizanit me banderolën: “Ju jeni story ne jemi historia”, duke vendosur mbishkrimin: Kryeqyteti është gjithmonë i kuq. I njëjti film e njëjta histori.

Image

 

Ndërkohë Skuka ka postuar një foto të Tedi Carës nga festa e golit, duke i vendosur mbishkrimin: “Hajt natën”.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco