Barazim pa gola, Sampdoria dhe Salernitana ndahen në 'paqe'

Barazim pa gola, Sampdoria dhe Salernitana ndahen në 'paqe'

18:05, 05/03/2023

 

Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja mes Sampdoria dhe Salernitana në “Liugi Ferraris” e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. 

Takimi mes skuadrave nisi në mënyrë të qetë, të cilat fillimisht studiuan njëra-tjetrën në skemat e lojës. Një rast konkret pati Salernitana me Sambia nga një goditje dënimi, por goditja u devijua nga gardiani Audero.

Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes pas 45 minutave lojë në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, skuadra mike vijoi të jetë më kërkuese për golin, por nuk pati vazhdimësinë e duhur. Ekipet u përpoqën deri në minutat e fundit për të shënuar gol, por ndeshja përfundoi me shifrat 0-0.

Ky barazim e mban Sampdorian në fundin e tabelës së Serie A me 9 pikë larg daljes nga zona e ftohtë. Salernitana mbetet në vendin e 16-të të klasifikimit me shtatë pikë larg zonës së ftohtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco