Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Çështja e stadiumit, kryebashkiaku Sala: Interi e Milani s’duan të merren me ‘San Siron’

Çështja e stadiumit, kryebashkiaku Sala: Interi e Milani s’duan të merren me ‘San Siron’

16:37, 04/03/2023

Bepe Sala, kryebashkiaku i Milanos, e kishte lënë të nënkuptuar pak kohë më parë, por ka ardhur koha për të qenë i qartë.

Në lidhje me qëndrimin ose jo të Interit e Milanit në “San Siro”, gjatë një interviste, është shprehur: “Kur Interi dhe Milani erdhën tek unë për të filluar të flisnin për stadiumin, u propozova menjëherë që të fillonin një rinovim të madh të “San Siro”-s.

Më duhet të pranoj skuadrat që, shumë qartë, më thanë se ishte një opsion, të cilin as nuk mund ta merrnin në konsideratë. Atëherë është e pamohueshme që procesi zgjati shumë kohë si për procedurën administrative, kontrollet teknike, edhe sepse në fillim klubet kërkuan struktura (d.m.th. mundësinë e ndërtimit të hoteleve, zyrave, qendrave tregtare), të cilat nuk ishin në përputhje me rregullat e bashkisë.

Sigurisht, të them të drejtën, nuk mund të injorojmë që një pjesë e Këshillit Bashkiak, qoftë edhe pjesa ime politike, kurrë nuk e ka dashur realisht stadiumin e ri, veçanërisht nëse kjo nënkuptonte sakrifikimin e stadiumit të vjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco