Ancelotti i zhgënjyer me Benzeman, Real Madrid po mendon për zëvendësuesin e sulmuesit francez

Ancelotti i zhgënjyer me Benzeman, Real Madrid po mendon për zëvendësuesin e sulmuesit francez

12:42, 04/03/2023

Karim Benzema po kalon një periudhë të errët te Real Madrid, teksa goli i fundit i shënuar në La Liga daton më 22 janar, duke lënë kështu të zhgënjyer Carlo Ancelotti-n. Sipas raportimeve nga “AS”-i dhe gazetari Relevo, trajneri italian është befasuar nga qëndrimi i fituesit të Topit të Artë.

Mendja e Benzemas duket se është tjetërkund, pasi po shfaqet i papërqendruar në fushën e lojës. Situata e tij po shqetëson klubin madrilen, i cili po fillon të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e tij në “Santiago Bernabeu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco