Moment emocionues, qindra topa hidhen në fushë për fëmijët e prekur nga tërmeti

Moment emocionues, qindra topa hidhen në fushë për fëmijët e prekur nga tërmeti

22:16, 03/03/2023

Pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, u rikthye edhe futbolli në Turqi, teksa para se të fliste fusha, ishin tifozët ata që morën skenën për të dhënë një mesazh sa të bukur, aq edhe emocionues.

Në prag të ndeshjes mes Pendikspor dhe Altinordu, e vlefshme për Kategorinë e Parë turke, tifozët vendas hodhën disa qindra topa në fushën e blertë, si një dhuratë për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Në vetëm pak sekonda, fusha u pushtua nga topa të shumtë, teksa për ta bërë edhe më emocionues momentin, në altoparlantët e stadiumit u luajt kënga e Ayten Alpman “Është ndryshe atdheu im!”

Edhe futbollistët e të dy skuadrave zbritën në fushë me fanellat me mbishkrimin “Bëhu mirë Turqi”, duke u solidarizuar me momentin e vështirë që po kalon vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco