Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Zyrtare/ Juventusi rinovon deri në vitin 2025 me mbrojtësin brazilian

Zyrtare/ Juventusi rinovon deri në vitin 2025 me mbrojtësin brazilian

16:11, 02/03/2023

 

Është bërë zyrtar rinovimi i Danilos me Juventusin deri në vitin 2025. Lajmin e ka dhënë vetë skuadra Juventusit me një deklaratë përmes medias televizive të klubit:

‘’Shpirt luftëtari dhe udhëheqësi’’ Kështu e përshkruajnë Danilon si lojtar dhe si njeri në kampin bardhezi. Historia e mbrojtësit me Juventusin do të vazhdojë deri në vitin 2025 dhe duket se të dyja palët janë shumë të lumtura. Deri më tani në këtë sezon, braziliani ka qenë një pik kyçe për ekipin e ‘’Zonjës së Vjetër’’. Karriera e Danilos nuk ishte aq e lehtë në Torino pasi ai luftoi lojë pas loje për të qenë këtu ku është sot. Braziliani i cili u transferua në vitin 2019 po tregon aftësi teknike dhe karakter në fushën e lojës.

Prezenca e tij është e vazhdueshme. Ai është një nga dy lojtarët që kanë luajtur çdo ndeshje në sezonin aktual (2022-2023). Plot 24 ndeshje të luajtura nga ai dhe Kostic.

‘’Me fjalë të thjeshta Danilo është i shkëlqyer, ku nga sot do të jetë edhe më shumë se kaq’’, e mbyll deklaratën klubi i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco