Arsenali “i vë syrin” Raheem Sterling për ta transferuar në verë

Arsenali “i vë syrin” Raheem Sterling për ta transferuar në verë

17:07, 01/03/2023

Arsenali, për momentin është duke udhëhequr në Premier Ligën, e duket se do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, edhe nëse dështon që ta fitojnë titullin këtë sezon.

Tani, sipas asaj që raporton 90min, "Topçinjtë" ia kanë vënë syrin futbollistit të Chelseat, Raheem Sterling, për të përforcuar sulmin e tyre.

Sulmuesi 28-vjeçar ka shumë përvojë në Europë, pasi ka shënuar 26 gola duke regjistruar edhe 22 asiste në Ligën e Kampionëve.

Mikel Arteta ka thënë më parë që ai është tifoz i madh i Sterling në kohën kur ishte asistent i Pep Guardiolës te Manchester City dhe ka për synim për të sjellë atë në stadiumin "Emirates".

Arteta është i dhënë për të për shkak të aftësive të tij për të luajtur në të gjitha pozicionet në sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco