'Lukaku dëshiron të qëndrojë', Marotta ngre zërin për situatën tek Interi

'Lukaku dëshiron të qëndrojë', Marotta ngre zërin për situatën tek Interi

19:50, 27/02/2023

 

Një paraqitje e mirë në Champions League ndaj Portos dhe më pas vjen një humbje me lojë zhgënjyese përballë Bolognas. Vazhdimësia tek Interi mungon dhe kjo gjë vihet re qartë, mjaft të shihen rezultatet e ndeshjeve të fundit. Në kampin zikaltër është koha që të çohet zëri dhe këtë gjë e bën Administratori i deleguar, Beppe Marotta. Ky i fundit foli për gjendjen ku ndodhet Interi, si dhe për të ardhmen e lojtarëve dhe trajnerit Inzaghi.

“Rrugëtimi i bërë vitet e fundit është i kënaqshëm, por skuadra dhe trajneri duhet të bëjnë më shumë për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë. Ne si shoqëri jemi gjithmonë të gatshëm për t’i mbështetur, por i takon atyre që janë në Appiano (qendra stërvitore e Interit) që me një përballje me njëri-tjetrin duhet të gjejnë zgjidhje për këtë problematikë”, shprehet fillimisht Marotta për Sky Sport.

Numri një i merkatos zikaltër flet më pas edhe për objektivat e klubit dhe trofetë që synojnë, ku që prej ardhjes së tij tek Interi nuk kanë munguar.

“Kemi bërë mirë në kupa, por objektivi më ambicioz është titulli kampion. Pas humbjes së djeshme ndaj Bolognas,  ne jemi këtu për t’i kërkuar trajnerit dhe skuadrës më shumë motivim dhe përqëndrim sepse nuk duhet të humbasim objektivin që kemi vendosur këtë sezon, kualifikimin në Champions League. Detyrimi jonë është të kënaqim tifozët tanë. Inzaghi është një trajner i mirë, i ri dhe i përgatitur dhe tek i cili ne besojmë shumë. Nuk ka munguar kurrë besimi tek ai.”

Pas disfatës në Bologna, i pari që ngriti zërin ishte Lautaro Martinez i cili kërkoi më shumë punë nga shokët e tij. Një koment për këtë gjë e ka edhe Beppe Marotta. “Qasja e Lautaros ndaj çështjes më ka pëlqyer, i vlerësojmë deklaratat e tij. Ai është në sintoni me lidhjen që kemi me fanellën. Kur skuadra të rikthehet në Appiano, do të punojmë për të gjetur rrugën e duhur.”

Lukaku është në formë huazimi nga Chelsea tek Interi, por sulmuesi belg dëshiron të qëndrojë në Milano. Këtë gjë e konfirmon edhe Beppe Marotta, i cili flet gjithashtu edhe për situatën e rinovimeve në kampin zikaltër.

“Të flasim tani për Lukakun do të ishte diçka e nxituar. Në verë do të rikthehet te Chelsea dhe më pas do të hapet një skenar i ri ku do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ai dëshiron të qëndrojnë, por duke marrë parasysh situatën, do të shohim nëse do të kemi mundësi për të negociuar për një rikthim të tij me ne.

Sot ne kemi shumë lojtarë të cilëve i skadon kontrata. Nëse shohim me zemër, do t’i kishim konfirmuar të gjithë, por gjithashtu bëhen edhe zgjedhje dhe jemi duke punuar për të krijuar një skuadër kompetitive. Duhet të falenderojmë shoqërinë sepse pavarësisht kritikave të mara, ka bërë që mos të mungojë asgjë”, përfundoi Beppe Marotta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco