‘Marca’ zbulon fituesit e çmimit ‘The Best’ para nisjes së ceremonisë/ Lojtari, portieri dhe trajneri i vitit

‘Marca’ zbulon fituesit e çmimit ‘The Best’ para nisjes së ceremonisë/ Lojtari, portieri dhe trajneri i vitit

18:28, 27/02/2023

Sonte (e hënë) nga ora 21:00, do të mbahet ceremonia e FIFA-s për çmimin e më të mirit, apo siç njihet ndryshe me emrin “The Best”.

Lionel Messi, Emiliano Martinez dhe Lionel Scaloni cilësohen si favoritë për të fituar çmimin më të mirë të dhënë nga shtëpia e futbollit botëror, raporton “Marca”.

Ky është edicioni i shtatë i çmimeve të dhëna nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Ceremonia do të zhvillohet në Paris,

Krahas nominimeve për Messin si futbollisti më i mirë, për Martinez si portieri më i dalluar dhe për Scaloni si trajneri më i mirë, tifozët argjentinas janë shtuar në listë si “tifozët më të mirë”.

Procesi i votimit kishte tre raste: i pari, me votën e publikut; e dyta, nga një grup i përzgjedhur gazetarësh dhe pjesa tjetër do të ndahet mes trajnerëve të kombëtareve të regjistruar në FIFA dhe kapitenëve të tyre.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco