'The Best 2022', Messi kurorëzohet sot si lojtari më i mirë

'The Best 2022', Messi kurorëzohet sot si lojtari më i mirë

18:27, 27/02/2023

 

Pas triumfit në Botërorin e Katarit, mbrëmjen e sotme Lionel Messi do të kurorëzohet edhe si Lojtari më i Mirë për vitin 2022.

Prej orës 21:00 në Paris do të organizohet mbrëmja gala për çmimet “FIFA The Best”, ku interesi më i madh është padyshim te gara për meshkuj. Rivalë të Messit aty janë francezët Benzema dhe Mbappe, por argjentinasi është i favorizuar prej fitimit të Kupës së Botës.

Mes të tjerave do të dorëzohen edhe çmimet për Futbollisten më të Mirë femër, Trajnerin më të Mirë, Golin më të Bukur dhe Tifozët më të Mirë të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco