Tronditet Galtier, titullari i mbrojtjes së PSG dëmtohet dhe mbyll sezonin

Tronditet Galtier, titullari i mbrojtjes së PSG dëmtohet dhe mbyll sezonin

18:19, 27/02/2023

 

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Christophe Galtier. I miri është padyshim fitorja ndaj Marseille, rivalit direkt në luftën për titull. Sfida u mbyll me triumfin parisien 3-0 falë golave të Lionel Messit dhe Kylian Mbappe që realizoi një dopietë.

Lajmi i keq lidhet me dëmtimin e Presnel Kimpembe. Ky i fundit u largua nga fusha në minutën e 15-të mes dhimbjeve të shumta dhe vendin e tij e mori Pereira. Pas ndeshjes lajmet janë edhe më të këqija.

Vizitat mjekësore zbuluan një dëmtim në tendinën e Akilit për Kimpembe i cili duhet të operohet në ditët në vijim. Për këtë arsye, mbrojtësi francez do të mungojë një kohë të gjatë dhe sezoni i tij është konsideruar i mbyllur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco