Ceremonia e FIFA-s/ Zbulohen arsyet pse Real Madridi ka vendosur të bojkotojë ‘The Best’

Ceremonia e FIFA-s/ Zbulohen arsyet pse Real Madridi ka vendosur të bojkotojë ‘The Best’

18:10, 27/02/2023

Ceremonia e ndarjes së çmimeve individuale të futbollit do të zhvillohet në Paris të hënën në mbrëmje (sonte), me treshen e Real Madridit, Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Carlo Ancelotti, të emëruar në mesin e favoritëve për çmimet.

Megjithatë, asnjë nga të tre nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, me vetëm drejtorin e marrëdhënieve institucionale Emilio Butragueno dhe ambasadori i klubit Roberto Carlos që pritet të përfaqësojnë Los Blancos në ngjarje.

Sipas gazetarit të “The Athletic”, Mario Cortegana, arsyeja është se ata tashmë e dinë se nuk do të jenë fituesit.

Fillimisht, burime pranë klubit kanë bërë të ditur se asnjë nga tre finalistët e sipërpërmendur nuk do të fitojë çmimin.

Mbajtësi aktual i “Topit të Artë”, Benzema, është favoriti i tretë pas Lionel Messit dhe Kylian Mbappes në kategorinë e lojtarëve më të mirë, ndërsa trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, me siguri do të fitojë çmimin e trajnerit më të mirë pas fitores historike në Kupën e Botës.

Courtois duket se ka shanset më të mira për çmim, por media zbulon se portieri i Albiceleste, Emiliano Martinez – përpara Yassine Bounou të Marokut – do të marrë trofeun e gardianit më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco