Dëmtim i çuditshëm i Raphinës, goditi frigoriferin e pijeve

Dëmtim i çuditshëm i Raphinës, goditi frigoriferin e pijeve

16:40, 27/02/2023

Raphina është dëmtuar në gju në një mënyrë disi qesharake.

Lojtari i Barcelonës nuk ishte në top formë në ndeshjen ndaj Almerias, të cilën skuadra katalanase e humbi me rezultatin 1-0.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, gjatë ndeshjes së Europa League ndaj Manchester United, ku Xavi e zëvendësoi brazilianin, ky i fundit u acarua keq dhe në inat e sipër goditi një nga frigoriferët e pijeve.

Ky episod rezultoi me pasoja për Raphina-n, që më pas pati probleme në gju dhe në sfidën e fundit nuk ishte në formën më të mirë të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco