Fitorja ndaj Unionit të Berlinit largoi çdo dyshim te Bayerni

Fitorja ndaj Unionit të Berlinit largoi çdo dyshim te Bayerni

16:15, 27/02/2023

Bayerni i Mynihut u rikthye sërish te fitorja në një duel delikat ndaj Unionit të Berlinit.

Suksesi me shifrat e pastra 3-0 i ka dhënë mundësinë trajnerit Nagelsman të shprehej me një ton euforizmi po aq sa edhe të vërtetë në bazë të statistikave pas përfundimit të sfidës me berlinezët.

“Fraza e duhur në paraqitjen tonë ndaj Unionit do të ishte superioriteti në çdo pëllëmbë të fushës. Në takimet e kaluara Bayernit i mungonte pushteti në lojë dhe përmbyllja e aksioneve me konkretizim.

Rezultati nuk na jep të drejtën vetëm të qëndrojmë në krye, por edhe si matës rendimenti. Kishim 9 apo 10 raste të pastra për shënim dhe ky nuk është elementi i zakonshëm ndaj një mbrojtjeje të hekurt si ajo e Unionit”, përfundoi tekniku i bavarezëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco